Temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 17-20 gradë Celcius

Temperaturat maksimale do të sillen ndërmjet 17-20 gradë Celcius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i qetë.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.