Moti sot në Maqedoni

 
Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, në pjesët lindore me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, në juglindje nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 40 gradë.
Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri në 39 gradë.
Të premten edhe më tutje do të jetë shumë ngrohtë, por vranësirat do të rriten, ndërsa kah fundi i ditës do të ketë paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima, dhe erë të përforcuar. Paqëndrueshmëri në disa vende do të ketë në ditët e fundjavës, kur në orët e pasdites në disa vende do të ketë procese më intensive në formë të motit të keq me paraqitje të breshrit. Temperatura në këto ditë do të jetë më e ulët për disa gradë./TV21

Back to top button