Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme të cilat do të jenë më të mëdha në pjesën jugore të Maqedonisë së Veriut, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e dobët në drejtim juglindor. Temperatura minimale do të jetë prej 0 deri në 9 gradë, kurse maksimalja prej 11 deri në 16 gradë.
Nga nesër do të jetë më freskët me temperatura të mëngjesit të ulëta, të cilat të martën do të ulen deri në disa gradë nën zero.
Në mëngjes në lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës./TV21

Back to top button