Moti sot në vendin tonë

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa ato maksimale 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.