Moti sot, temperaturat deri 12 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe për gjatë dy ditëve të parashikimit. Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media