Moti sot, temperaturat shkojnë deri në 32 gradë

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 8m/s.