Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti sot, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht përgjatë relievit malor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button