“Motiv i jetës” së Albanit zbarkon në Prishtinë në dhjetor

Artisti i njohur Alban Skenderaj ditë bëri të ditur se do të mbajë koncert edhe në Prishtinë.

Derisa së fundmi ka treguar në rrjetin social Instagram datën e këtij koncerti i cili do të mbahet në sallën ‘’1 Tetori’’.

Të gjithë fansat e tij do të kenë mundësi që të ndjekin performancën e Skënderajt më 4 dhjetor të këtij viti, shkruan portali rtv21.tv

Këngëtari ka paralajmëruar një spektakël të paharrueshëm me mbi 30 këngë, 30 instrumentistë dhe shumë surpriza të veçanta për publikun.

‘’Jam shumë i lumtur që më në fund do të sjell koncertin “MOTIV i jetës time” në Kosovë, Prishtinë, më 4 dhjetor 2025, Kosova dhe Prishtina më kanë dhënë aq shumë mbështetje dhe dashuri përgjatë këtyre 22 viteve muzikë, duke më frymëzuar e duke qenë një nga faktorët kryesorë që sot jam ky që jam si artist dhe si njeri, së bashku me stafin, një produksion të madh si “MOTIV” do të kishim dashur ta shfaqnim në një arenë sa më të madhe, por pas një vlerësimi të të gjitha hapësirave që ofron qyteti i Prishtinës, kuptuam se aktualisht e vetmja sallë që i përshtatet këtij eventi, me kushtet dhe disponibilitetin e saj është Salla “1 Tetori” , ka shkruar Albani.

Ai poashtu ka shtuar se në ditët në vazhdim do t’i paralajmërojë fansat e tij për daljen e biletave./21Media

Back to top button