Motoçikleta fluturuese po vjen, ja me sa para mund ta keni në shtëpi

Një start-up japonez shpreson të bindë shoferët që të ndërrojnë makinat e tyre me një motoçikletë fluturuese prej 680,000 dollarësh.
“XTurismo Limited Edition i ALI Technologies” doli në shitje në Japoni, të mërkurën.
Gjiganti i elektronikës “Mitsubishi” dhe futbollisti Keisuke Honda janë dy mbështetës të kompanisë me bazë në Tokio.
“ALI Technologies” thotë se kjo motoikletë mund të fluturojë për 40 minuta deri në 100 km/h me një karikim të vetëm.
Kompania synon të prodhojë 200 motoçikleta deri në mesin e vitit 2022, transmeton rtv21.tv.
Secili është i pajisur me një motor konvencional dhe katër motorë me bateri.
Mbipopullimi është një problem i madh për 13.5 milionë banorët e Tokios.
Qyteti i teknologjisë së lartë është zona metropolitane më e populluar në botë.
Por, ligjet aktuale do t’i ndalojnë motoçikletat të fluturojnë mbi rrugët e ngarkuara të Japonisë.
Megjithëse, Katano shpreson se ekipet e shpëtimit do t’i përdorin ato për të arritur në zona të paarritshme./21Media

Back to top button