Motra e raporton në Polici vëllain që e kanosi me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kanosjes dhe dhunës në familje.
Të dielën rreth orës 19:30, një femër nga Ferizaj ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht dhe me thikë nga vëllai i saj.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, kurse rasti po vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button