Mourinho do t’i nënshtrohet një operimi

Trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, nesër do t’i nënshtrohet një operacioni në Londër për një gur në tëmth.
Pushimi dimëror në Superligën turke do t’i lejojë portugezit të rikuperohet përpara se skuadra e tij të kthehet në fushë.
Të premten, më 27 dhjetor, trajneri me përvojë do të stërvitet si kreu i ekipit të futbollit.
“Për ata që janë të shqetësuar, mund të konfirmoj se lajmet për operacionin tim janë ekzagjeruar. Është thjesht një procedurë e shpejtë dhe e vogël. Do të stërvitem ditën e parë pas festës. Për 25 vjet nuk kam munguar asnjëherë në stërvitje, as tani nuk kam ndërmend”, shkroi Mourinho në Instagram.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?