Mourinho kërkon dy futbollistë të Real Madridit

Trajneri i Manchester United është i interesuar për dyshen e futbollistëve të Real Madridit

Klubi nga Madridi janë të interesuar për portierin spanjoll David de Gea, dhe sipas The Sun Jose Mourinho është në gjëndje që ta lejojë portierin të bashkohet me Realin nëse këta të fundit në marrëveshje ofrojnë mbrojtësin Raphael Varane dhe sulmuesin Alvaro Morata, shkruan rtv21.tv.

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve janë të gatshëm që të paguajnë klauzolen prej 60 milionë funteve që de Gea e ka, mirëpo Mourinho dëshiron së paku njërin futbollist të jetë pjesë e marrëveshjes për largimin e de Geas nga Old Trafford./21Media

Back to top button