Mourinho tregon si e mposhti Chelsean

“Ishim të rrezikshëm në kundërsulme dhe ia dolëm”

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka folur për fitoren e sontme të skuadrës së tij, ndaj skuadrës që e udhëheqi dikur, Chelseas.

Për deklasimin e Chelseas, trajneri i Unitedit tha se ua lanë topin atyre. “Chelsea ka një kundërsulm ekstremisht të shpejtë. Për këtë arsye, ne u munduam që t’ua linim topin atyre dhe lojën ta bëjnë ata. Në anën tjetër, ishim të rrezikshëm në kundërsulme dhe ia dolëm”, ka thënë Mourinho, ndërkohë që trajneri i Chelseas, Antonio Conte është shprehur se vet është fajtor për hubjen nga Unitedi.

Ndryshe, Manchester United fitoi nga Chelsea me rezultat 2:0./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button