Mozzik me këngë në gjuhën gjermane

Reperi nga Ferizaj, Gramos Aliu i njohur me emrin skenik Mozzik, ka njoftuar se ka gati për publikim një projekt të ri muzikor.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet duke mbajtur një gotë çaji në dorë, reperi njoftoi se kënga e tij e re do të jetë në gjuhën gjermane dhe publikohet sot në ora 23:59.
Ai zbuloi poashtu se kënga titullohet “Marylin Monroe”.
“A jeni gati për këngën time të re tërësisht në gjermanisht, do të jetë interesante”, ka shkruar Mozzik në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)


Projekti i fundit nga Mozzik mbetet “Të dua”. Kënga është publikuar më 23 shtator dhe deri tani ka arritur mbi 11 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button