MPB: Jemi afër familjeve të viktimave

Ministria e Punëve të Brendshme ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve në aksidentin në Kroaci, ndërsa të lënduarve iu ka uruar shërim të shpejtë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka theksur se janë pranë familjeve të viktimave për ti kaluar këto momente të vështira.
”Me këtë rast, ju njoftojmë që Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me gjithë aktorët tjerë janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e gjithë veprimeve për të lehtësuar gjithë të prekurit në këto momente të vështira. Si Ministri, jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet Kroate të cilët shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë për ndihmën e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar”, është bërë e ditur në komuniaktë.
Gjithashtu MPB-ja ka publikuar edhe numrin me të cilin mund të kontaktojnë gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës dhe gjendjes së të aksidentuarve në Kroaci.  +383 (0) 38 200 76 000.
Ndryshe, MPB ka informuar se 10 bashkatdhetarë kanë vdekur në aksidentin e sotëm në Kroaci, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda./21Media 

Back to top button