MPB: Tri pika kufitare Kosovë-Serbi janë të bllokuara

(Lajm i përditësuar)

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme,tri pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë të bllokuara.

Bllokohet edhe pika në Bërnjak

Banorët serbë kanë bllokuar qarkullimin edhe në pikën kufitare në Bërnjak.

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur për RTV21 se afer Novi Pazarit janë vendosur banorë serbë të cilët me mjete të rënda kanë bllokuar rrugën.

Banorët serbë në Kurshumli pamundësojnë qarkullimin në pikën kufitare në Merdarë

Disa banorë serbë kanë dalur për të penguar qarkullimin e qytetarëve që duan të hyjnë në Kosovë, në pikën kufitare në Merdarë, duke lënë shumë qytetarë në pritje.

Sipas videove të shpërndara, serbët që jetojnë në Kurshumli – rreth njëqind metra nga vendkalimi administrativ me Kosovën në anën serbe – kanë vënë në rrugë automjete të rënda për të pamundësuar qarkullimin.

Trafiku aktualisht është i ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa të mbledhurit thonë se kanë vendosur të bllokojnë në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. /21Media

Back to top button