MPJ e Gjermanisë: Dënojmë ashpër sulmin terrorist ndaj infrastrukturës së Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e kanë dënuar sulmin terrorist në Zubin Potok.
Përmes një shkrimi në X, MPJ të Gjermanisë është solidarizuar me Kosovën, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Gjermania bashkohet me Bashkimin Evropian në dënimin më të ashpër të sulmit terrorist të djeshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre.
Sulmi i djeshëm në Zubin Potok u dënua ashpër edhe nga ShBA-ja e BE-ja.
Germany joins @eu_eeas in condemning in the strongest terms yesterday’s terrorist attack on #Kosovo’s critical infrastructure. Full solidarity with 🇽🇰. Those responsible must be held accountable. https://t.co/lwjLMbCdTx
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) November 30, 2024