MPJ përgënjeshtron Serbinë: Kosova është anëtare me të drejta të plota e WCO
MPJ njofton se Kosova nuk do të ndalet karshi shantazheve dhe përpjekjeve dashakeqëse të Serbisë dhe Rusisë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës informon qytetarët e Kosovës se Serbia me mbështetje të Rusisë ka dështuar për të kontestuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO) dhe se Kosova do të jetë përherë aty me të drejta dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në janar të këtij viti në Bruksel.
”Ministri Hoxhaj dhe MPJ siguron të gjithë se Kosova nuk do të ndalet karshi shantazheve dhe përpjekjeve dashakeqëse të Serbisë dhe Rusisë por do të vazhdoj të sillet si shtet i pavarur duke ushtruar sovranitetin në të gjitha ato organizata ku është anëtare dhe nuk do të pushoj për asnjë çast të mbroj interest e saj shtetërore deri në anëtarësimin përfundimtar të Kosovës në OKB”, bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë./21Media
