Kaloni te përmbajtja kryesore

MPJD: Keqinformim lajmi për rusin e shpallur non-grata

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se është i pavërtetë lajmi se në Prishtinë është parë rusi i shpallur person non-grata.
“Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja. MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Për raportimet se në Prishtinë është parë rusi i shpallur non-grata ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës dhe Policia e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button