MPJD konfirmon se një shtetas i Kosovës u arrestua në Serbi, i drejtohet me thirrje bashkësisë ndërkombëtare

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfiurmuar se shtetasi i Kosovës, Mitehat Llozhani, është arrestuar në Serbi. Ai është ndaluar me të hyrë në Serbi, në pikën kufitar Batrovci që ndodhet në kufi me Kroacinë.

Përmes një njoftimi MPJD ka thënë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, përmes së cilës ka kërkuar konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve konkrete të ndalimit, si dhe çdo të dhënë tjetër relevante për trajtimin e mëtejmë të rastit

Për rastin është njoftuar edhe delegacioni i BE-së në Serbi dhe janë dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të QUINT’it  të akredituara në Serbi.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani”, thuhet në njoftim.

MPJD i ka bërë Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve të Serbisë.

“ e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, përfundon njoftimi.

Back to top button