MPJD: Për t’u pezulluar vizat duhet të ndiqen hapat e njëjtë si gjatë liberalizimit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti për RTV21 tha se për t’u pezulluar vizat duhet të ndiqen hapat e njëjtë të cilët janë ndjekur për t’u liberalizuar.

“Edhe ne e pamë deklaratën ajo çfarë dijme është se procesi i liberalizmit të vizave është përmbyllur dhe sigurisht kjo edhe përmbyllur ne vonesa shume të mëdha dhe kjo është mbështetur nga vet Franca, javën e kaluar e patëm sensibilizimin për liberalizmin e vizave dhe javën që shkoi në kishim fillimin e fushatës për vetëdijesim se çfarë nënkupton dhe çfarë jo liberalizmi i vizave dhe për t’u pezulluar ato duhet të ndiqen hapat e njëjte të cilat janë ndjekur për t’u liberalizuar dhe nuk kemi asnjë njoftim zyrtar për një pezullim siç është thënë më media dhe ne jemi duke e sqaruar me Ambasadën Franceze atë deklaratë.”, tha Ahmeti.

Deklarata e Presidentit të Francës Emmanuele Macron në Tiranë lidhur me vizat për Kosovën u keqkuptua në përkthim, duke u përkthyer se kinse ai tha se liberalizmi vizave për Kosovën është pezulluar./21Media

Back to top button