MPJD: Spahiu del nesër para gjykatës në Serbi, është njoftuar delegacioni i BE-së Beograd

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u deklarua lidhur me shtetasin eRepublikës së Kosovës, z. Arbnor Fatmir Spahiu i cili është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria.

Në një deklaratë për portalin rtv21.tv nga kjo ministri thonë se në momentin e ndalimit, . Spahiu po udhëtonte me autobus, së bashku me anëtarët e familjes.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka adresuar një kërkesë zyrtare pranë autoriteteve serbe, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, me qëllim të konfirmimit të ndalimit, ofrimit të sqarimeve mbi bazën ligjore të tij, si dhe informimit mbi vendndodhjen dhe gjendjen aktuale të z. Spahiu.

Gjithashtu, lidhur me rastin, është njoftuar edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Beograd.
Z. Spahiu është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Kanjizha, rreth 60 km nga Kikinda, në Vojvodinë, dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e z. Spahiu, përkatësisht me bashkëshorten e tij.

Z. Spahiu pritet të dalë nesër, në orën 09:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake, në Gjykatën Komunale të Kikindës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet përmes kanaleve diplomatike përkatëse dhe do të mbajë të informuara institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo informacion të ri të konfirmuar zyrtarisht.”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Back to top button