MPMS dhe Posta me marrëveshje për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ju mundëson që ndihmat sociale për mbi 25 mijë familje

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, sot kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ju mundëson që ndihmat sociale për mbi 25 mijë familje, të shpërndahen përmes 100 zyrave postare të Postës së Kosovës, të cilat janë të shtrira në territorin e Republikës së Kosovës, dhe mundësojnë që familjet në asistencë sociale t’i marrin ndihmat sociale me afër vendbanimeve të tyre.
Marrëveshja e Bashkëpunimit hynë në fuqi nga 01 Shtatori 2017, ndërsa shpërndarja e pagesave të ndihmave sociale përmes Zyrave Postare do të fillojë data 01 Tetor 2017.

Marrëveshja e Bashkëpunimit është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPMS-së, Izedin Bytyqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Postes ,Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-se ,Arton Celina.

Për arritjen e kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit kanë qenë të angazhuar Grupet Punuese nga të tri institucionet, të cilat janë palë nënshkruese./21Media

Back to top button