MSh bën thirrje për vaksinim: Format e COVID-19, problematike për shëndetin

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal.
Sipas MSh-së, krahas rasteve të reja, format e COVID-19 të zgjatur, mund të jenë problematike për shëndetin.
Në njoftim thuhet se të dy vaksinat, ajo kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal mund të merren në të njëjtën kohë/ditë.
Tutje kjo ministri ka njoftuar se ndërkohë që në Kosovë numri i rasteve me COVID-19 mbetet i vogël, në vende të ndryshme të botës së fundi po regjistrohen raste në rritje nga infeksioni.
Në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook, përditësimi i fundit lidhur me COVID-19 është publikuar tri ditë më parë.
Sipas të dhënave të MSH-së, me 16 dhjetor 2022 në Kosovë janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19, përderisa numri i rasteve aktive në vend ishte 12./21Media

Back to top button