MSh lidhur me rastin në Vrapçisht: Transportin e kufomave e bëjnë ndërmarrjet e jo Klinika Infektive

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut mbrëmë ka reaguar në lidhje me rastin në Vrapçisht, ku familjarët e një gruaje të vdekur, në vend të trupit të saj, në arkivol kishin gjetur trupin e një burri.
Ministria ka deklaruar  se Klinika nuk ka bërë gabim dhe se barra për transportin e kufomave bie mbi morgun – ndërmarrjet për transportin e kufomave.
“E informojmë publikun se asnjë institucion shëndetësor në shtet, as Klinika Infektive nuk ka bërë gabim të tillë. Të gjitha spitalet dhe qendrat Kovid në tërësi i respektojnë protokollet për veprim ndaj trupave të të vdekurve në kushte spitalore, të dyshuar ose të vërtetuar me Kovid-19. Pas vdekjes dhe përgatitjes së trupit në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, menjëherë thirret ndërmarrja komunale publike e komunës apo shërbimi i varrimit – Butel për Qytetin e Shkupit të cilëve u dorëzohet trupi. Ndërmarrjet e varrimit dhe jo spitalet i dorëzojnë trupat te familjet dhe e organizojnë varrimin”, kanë informuar nga MSh-ja, transmeton TV21./21Media

Back to top button