MSh: Nuk ka nevojë për grevë

Pas paralajmërimit të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës për mbajtjen e grevës 24 orëshe për ditën e nesërme, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë konsideron se nuk ka nevojë për grevë, me që shumica e çështjeve të ngritura nga kjo sindikatë janë diskutuar, sqaruar dhe zgjidhur në takimin e përbashkët të mbajtur në mars në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Siç dihet tashmë, Projektligji për pagat është tërhequr nga procedura e dërgimit në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe deri në një procedim tjetër, palët e interesuara do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të avokojnë për zgjidhjet më të përshtatshme për të gjitha kategoritë, përfshirë këtu edhe punonjësit shëndetësor”, thuhet në reagimin e MSh-së.

Në regim theksohet se sa i përket kërkesës për ngritjen e pagës për profesionistët shëndetësor, kjo çështje është në përgjegjësi të Qeverisë së vendit që të vendos dhe ajo e ka bërë të ditur se në muajt në vijim do të bisedojë me partnerët social për mundësinë e ngritjes së pagave në të gjithë sektorët në varësi nga ngritja ekonomike në vend.

MSh ndër te tjerash thotë se do të mbështes dialogun social si opsionin më racional për të gjetur zgjidhje për secilin problem dhe rikujton të gjithë profesionistët shëndetësor për përgjegjësinë që kanë në përputhje me ligjet në fuqi për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e vendit dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Back to top button