Muhamet Hamiti: Qeveria ka rënë në grackën e Serbisë

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), sonte në emisionin “Click” të RTV21, ka thënë se Qeveria Kurti ka rënë në grackën e Serbisë.
“Kjo Qeveri ka rënë në grackën e Serbisë, e cila s’ka qenë e interesuar për përparim në dialog…”, ka thënë Hamiti.
Ai tutje ka thënë se Qeveria Kurti për një vjet i është gëzuar suksesit të vet të zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit të kaluar.
“Po të mos ishin zgjedhjet lokale, këta me atë sukses do të ishin edhe sot, pa bërë gjë”, ka thënë Hamiti ndër të tjera./21Media

Back to top button