Muharremaj viziton Stivi Frashërin
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar portierin e Ballanit, Stivi Frashëri, i cili e sulmuan dje nga tifozët e Gjilanit. Në Facebook Muharremaj ka shkrar se Frashëri do të kthe
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar portierin e Ballanit, Stivi Frashëri, i cili e sulmuan dje nga tifozët e Gjilanit.
Në Facebook Muharremaj ka shkrar se Frashëri do të kthehet edhe më i vendosur në fushë, teksa bashkë me presidentin e klubit, Arsim Kabashin, i uruan atij që fitoret me klubin t’i vazhdojnë tutje.
“Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin. Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Deri tani janë arrestuar 5 persona të dyshuar për përfshirjen në sulmin e sotëm ndaj portierit të FC Ballkanit, Stivi Frashërit.
Për rtv21.tv e këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka treguar se dy nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Lëndim trupor”, ndërsa tre të tjerë “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






