Muhaxheri: Besueshmëria te Kurti po bie jashtëzakonisht shumë

Analisti politik, Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se besueshmëria e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, sipas tij, është në rënie, duke vlerësuar se mungesa e një opozite të fortë po ndikon në skenën politike në Kosovë.
“Një pjesë e madhe e njerëzve nuk i besojnë më Kurtit siç i kanë besuar në fillim. Po të kishte një opozitë të fortë, ai do të rrëzohej shumë më shpejt. Kurti i është frikësuar shumë protestave. Besueshmëria te Kurti është duke rënë jashtëzakonisht shumë, por fati i keq i Kosovës është se nuk po ka opozitë të fortë”, tha Muhaxheri.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?