Muhaxheri dhe Ahmeti i kanë dërguar shkresë KQZ-së që të vazhdojnë postin e kryetarëve të komunave

Burimet e RTV21 kanë bërë të ditur se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i kanë dërguar shkresë KQZ-së që ata të vazhdojnë postin e kryetarit të komunave dhe KQZ t’i zëvendësojë me kandidatët e LDK-së që janë në listën pritëse.

Ndërkaq kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, nuk ka dërguar shkresë në KQZ dhe ende nuk dihet se a do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës apo do të certifikohet si deputet meqë ishte kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. /RTV21/21Media

Back to top button