Muhaxheri: Është biseduar me Konjufcën që të jetë mandatari i dytë, por ai s’ka pranuar

(Lajm i përditësuar)
Muhaxheri: Është biseduar me Konjufcën që të jetë mandatari i dytë, por ai s’ka pranuar
Analisti Arton Muhaxheri tha në emisionin “Click” në RTV21 se, sipas burimeve të tij në LVV, është biseduar që Glauk Konjufca të propozohet për mandatar të formimit të qeverisë.
“I cili, fatmirësisht, s’ka pranuar, sepse edhe ai e di hallin e vet; s’ka pranuar me qenë kryeministër”, tha ai.
Muhaxheri – Kush bëri koalicion me LVV-në nivel lokal gaboi, ata flasin si lideri i vet
Analisti Arton Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se secila parti që ka bërë koalicion me Vetëvendosje në nivel lokal ka bërë gabim të mmadh.
“Për shkak se këto fitoret e vogla për LVV-në mund të ia sjellin një fitore të madhe ALbinit ose
Vetëvendosjes në nivel nacional , prandaj këtu nëse vërtetë kanë qenë kundër LVV-së dhe politkkave të Albin Kurtit është dashur të jenë edhe kundër politkave lokale të njerëzv të Albin
Kurtit, sepse këta njerëz e kanë të njëjtën mendësi.”, tha Muhaxheri.
“Me Vetëvendosje nuk bën me bashkëpunu, sepse është shollë e tij mendësi e tillë , dhe ata nuk as prej liderit të vetë, ata flasin si lideri i vet, eci si lideri i vet e imitojnë liderin e vet, komplet ja mbështesin politikat shkatërruese për Kosovën.
Muhaxheri – Kurtit: Kush po të thotë që je kryeministër, ti e ke humbur atë mundësi
Analisti Arton Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është duke iu frikësuar zgjedhjeve të balotazhit.
“Sepse zgjedhjet e balotazhit kanë rëndësi të madhe, për shkak se e determinojnë rezultatin për zgjedhjet nacionale, të cilat pritet të mbahen së shpejti. Por një kryeministër, i cili në fakt nuk është as kryeministër… Kush po të thotë që je kryeministër, kush po të thotë që të vjen radha me u bë kryeministër? Ti e ke humbur atë mundësi. Kush po të thotë që ti ke me shpërnda buxhet? Do të thotë, këto janë gjëra që duhet me i pasë parasysh. Po thotë një person që e ka humbur të drejtën të bëhet kryeministër, edhe nëse i humbin numrat, ai prapë s’ka të drejtë të bëhet kryeministër. Ai këtë mandat e ka përfunduar pa dalë në zgjedhje. Nëse dalim në zgjedhje, e shohim si janë rezultatet. Por në këtë fazë, me kërcënu komunat, është e paparë ndonjëherë,” tha ai, duke shtuar se kryeministrat e mëhershëm nuk kanë bërë kurrë një gjë të tillë, duke i ndëshkuar komunat që nuk i votojnë./21Media