Muhaxheri: Vjosa Osmani do të jetë “kafshatë e fortë” për Albin Kurtin në zgjedhje

Analisti politik, Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” të RTV21, deklaroi se Vjosa Osmani mund të paraqesë sfidë të fortë për kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e ardhshme.

“Situata duket e qartë: Vjosa do të jetë kafshatë e fortë për Albin Kurtin. Vjosa Osmani e ka honger kryt e Fatmir Sejdiut, Isa Mustaës ka mundësi që ka me honger edhe kryt e Albin Kurtit, veç pritet momenti me shku në zgjedhje dhe kjo do të dalë me një listë të vetën. Ajo ka deklaruar se nuk do të rrijë duar kryq, dhe do të jetë komponenta kryesore që do t’i bëjë ballë Kurtit në zgjedhjet e tjera.”

Ai theksoi se veprimet e Osmanit mund të ndryshojnë balancën politike dhe strategjitë e partive në zgjedhjet e ardhshme, duke e bërë procesin shumë konkurrues./RTV21/21Media

Back to top button