Kaloni te përmbajtja kryesore

“Ëndërr me sy qel”, Muhaxheri: Albini nuk e lë Ramushin president

(Lajm i përditësuar)

“Ëndërr me sy qel”, Muhaxheri: Albini nuk e lë Ramushin president

Analisti politik Arton Muhaxheri ka komentuar zhvillimet politike dhe mundësinë e formimit të institucioneve pas zgjedhjeve, duke thënë se situata aktuale mund të çojë sërish në zgjedhje të reja.

Sipas tij, nuk do ketë një qeveri stabile pasi që ”Kurti i ka venods kritret e veta dhe nuk ka shanca me i tejkalu”

“Janë ëndërr me sy me sy qel sepse Albini nuk e lë Ramushin president, nuk e lë Vjosën. Ai do një president që e dëgjon. Ai i ka qit kriteret, nuk ka shanca me i tejkalu kriteret që i ka vendos vet për formimin e qeverisë. Unë mendoj që do të kemi zgjedhje”, tha Muhaxheri.


Analisti politik Arton Muhaxheri, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar renditjen e kandidatëve në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se votuesit kanë dhënë një mesazh të qartë për disa deputetë.

“Unë çka vërejta te lista e VV-së është se votuesi i VV-së ka filluar me u emancipuar. Në fund të listës i ka futur ata që mezi po bëhen deputetë. I ka dërguar në fund të listës disa deputetë që para këtyre zgjedhjeve kanë qenë në mes ose në fillim”, tha Muhaxheri, teksa shtoi ”Nuk po dojnë më hajgarexhinj në Kuvend”.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button