Muhaxhiri: Kurti nuk do ketë mundësi që t’i durojë të gjitha goditjet nga të gjitha anët

(Lajm i përditësuar)


Muhaxhiri: Për një çështje të dinarit nuk mund të rrezikohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Analisti Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” tha se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti karshi dinarit që po e merr si çështje urgjente nuk do i del mirë,

”Ta rrezikosh anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, fuqizimin e ushtrisë për një çështje të dinarit, nuk është një çështje urgjente kjo është qasja e Kurtit, nuk besoj që do i dalë mirë”, tha Muhaxhiri.

Muhaxhiri tutje ka shtuar se ‘Kryeministri Kurti do duhet të kthehet edhe me këtë vendim siç u kthye me Asociacion, targa, sepse nuk do ketë mundësi që t’i durojë të gjitha goditjet nga të gjitha anët, edhe nga atje ku se pret”.


Lama: Nuk mund të sillet Qeveria e Kosovës me komunitetin serb në këtë mënyrë

Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 ka folur për ndalimin e dinarit në Kosovë, për çka tha se ky veprim i Qeverisë nuk është i duhur.

”Nuk mund të sillet Qeveria e Kosovës me komunitetin serb në këtë mënyrë që është silll”, tha Lama duke komentuar deklaratën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i  cili në RTV21 tha se as SHBA dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por është e shqetësuar me mënyrën se si rregullorja planifikon të zbatohet pas marr parasysh disa realitete.

Lama tutje shtoi se ”Pasaojat e këtij veprimi ende nuk kanë filluar në aspektin e sigurisë”./21Media

 

Back to top button