Muja: Bashkëpunimi me Listën Serbe në Kurti 2 nuk mund të krahasohet me PAN

Analisti politik Basri Muja në ‘Click” të RTV21 ka komentuar rolin e Listës Serbe në qeveritë e Kosovës, duke theksuar se marrëdhënia e kësaj partie me ekzekutivin ka ndryshuar në qeverinë e dytë të Albin Kurtit. Ai shprehu se nuk mund të krahasohet bashkëpunimi i Listës Serbe në qeveritë e mëparshme me situatën aktuale.
“Në të gjitha qeveritë e mëparshme, Lista Serbe ose përfaqësues të pakicës serbe kanë qenë pjesë e koalicionit. Në qeverinë Kurti 2 nuk ka pasur këtë pjesëmarrje, prandaj nuk mund të krahasohet bashkëpunimi me Listën Serbe në kohën e qeverisë PAN apo në kohën e qeverisë së dytë të Kurtit,” tha Basri Muja./RTV21/21Media