Muja: Kurti është në kërkim të një presidenti konsensual

Profesori Basri Muja  në ”Click” të RTV21 ka komentuar për procesin e zgjedhjes së presidentit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kompetencave kushtetuese nga çdo president që vjen në detyrë.

“Në kushtetuesin tonë, secili president që vjen duhet t’i ushtrojë ato kompetenca. Një president që ka shumicën në Parlament, normalisht që është më i fuqishëm. Por përtej kësaj, sigurisht që Kurti është në kërkim të një presidenti konsensual, sepse vet nuk i ka numrat,” tha Muja.

Ai nënvizon se dialogu dhe konsensusi ndërmjet institucioneve janë thelbësore për stabilitetin politik dhe funksionimin e efikas të sistemit në Kosovë./RTV21/21Media

Back to top button