Muja: Nuk pres kompromis midis partive politike, zgjedhjet e jashtëzakonshme të pashmangshme

Profesori i shkencave politike, Basri Muja, ka ngritur shqetësimet se në mungesë të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re Kosova do të ketë pasoja serioze si brenda ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, sidomos për njohje të reja të shtetësisë. Vlerëson se Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej ta zvarris publikimin e plotë të akgjykimit për konstituimin e Kuvendin.

‘’Nuk mund të arsyetoj këtë neglizhencë të Gjykatës Kushtetuese. Ky është aktygjykimi i tretë i Gjykatës për çështjen e njejtë dhe unë nuk e di se çfarë filozofie i duhet që të stërzgjasin këtë. Sigurisht që gjyqtarët janë ende në afatet e kornizave ligjore, por rendësia e një vendimi të tillë është shumë e madhe dhe në këtë kuptim Gjykata Kushtetuese do të duhej ta vendoste në listën e prioriteteve më të larta dhe të sjellë akgjykimin e plotë në mënyrë që të fillohet nëse do të ketë mundësi që të dilet nga kjo situatë’’, tha ai për RTV21

Profesori Muja nuk pret që ndërmjet partive politike parlamentare do të ketë kompromis për zgjidhje të bllokadës politike. Prandaj, vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme kosnsiderohen të pashmangshme.

‘’Nuk pres që do të ketë ndonjë kompromis, sepse konstulacioni i kësaj legjislature mendoj se e bënë të pamundur dakordimin e 80 deputetëve për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re që do të duhet sipas afateve ligjore të zgjedheht në prill të vitit të ardhshëm. Mos dakordimi për këtë cështje do të sjellte zgjedhje të reja”. , tha ai./21Media

Back to top button