Muja optimist se s’do ketë zgjedhje, Canaj: Kam frikë se po, e fajtor është Kurti

Analisti Basri Muja në emisionin “Click” në RTV21 u shpreh optimist se nuk do të ketë zgjedhje.

“Nëse ka vullnet politik, marrëveshjet mund të bëhen shpejt, edhe zgjedhja e presidentit mund të jetë çështje orësh, sepse nuk ka asnjë parti politike interes për të shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Nga ana tjetër, analisti Blerim Canaj e tha të kundërtën, duke shprehur drojën se mund të shkojmë në zgjedhje.

“Po e them kështu hapur, pavarësisht nëse militanti më shan nëse shkojmë në zgjedhje, prapë fajtori e ka emrin dhe mbiemrin: Albin Kurti”, tha ai./21Media

Back to top button