Muja: Partitë politike duhet ta kuptojnë se pa bashkëpunim nuk ka zgjidhje

Të mërkurën e kësaj jave nis fushata zgjedhore e partive politike e cila do të zgjasë 12 ditë, e cila do t’i hapë rrugë zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Këto zgjedhje të jashtëzakonshme po shihen si një moment vendimtar për tejkalimin e krizës politike dhe zhbllokimin e proceseve institucionale në vend. Pas një periudhe të gjatë ngërçi dhe pamundësie për të formuar institucionet e reja Kuvendin dhe Qeverisë e re, bashkëpunimi midis partive po shihet i domosdoshëm Profesori i shkencave politike, Basri Muja, shpreson në reflektimin e partive politike për bashkëpunime paszgjedhor.
‘’Mendoj se partitë politike e kanë kuptuar se kjo mënyrë e verpimit nuk sjellë kërkund. Shpresojë shumë se pas zgjedhjeve do të krijohen shumica të tilla të cilat do të jenë në gjendje të formojnë Qeverinë, por mbi të gjitha të jenë në gjendje që të zgjedhin edhe presidentin. Përndryshe, e dim se do të kemi prapë zgjedhje. Kjo fushatë do të jenë njëfar preludi në bisedat për formimin e koalicioneve të mundshme. Unë pres që gjuha të jetë shumë ma e butë, do të ketë ndryshim të diskursit sepse partitë politike e kanë të qartë se pas këtyre zgjedhjeve do të jenë të detyruara të ulën dhe pashmangshëm do të jenë bashkë me koalicicone me parti të ndryshme. Se kush me kë do të jetë, kjo varët shumë prej rezultatit. Po, është e qartë se në asnjë kombinim nuk do të ketë mundësi që të zgjedhjet presidenti/presidentja nga një parti e vetme.’’, tha ai./RTV21/21Media