Muja propozon ndërhyrje ligjore për të mos prekur Trustin

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, kryetari i Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, Armend Muja, njëherit deputet i LVV-së, e ka kundërshtuar propozimin për tërheqjen e Trustit.
Sipas tij, kjo shkakton efekte negative në ekonominë e vendit.
“Propozimi i tërheqjes së 594 milionë eurove prodhon edhe efektet të tjera negative në ekonomi, duke stimuluar transmetimin e inflacionit në import, dhe rënduar llogarinë rrjedhëse kombëtare përmes importit të shërbimeve… Si konkluzion, ne si Komision (për Buxhet) jo vetëm në këtë radhë por edhe në vazhdim duhet ta ndalojmë edhe përmes intervenimeve ligjore përpjekjet për të shkatërruar skemën pensionale, pensionistët aktualë jetojnë keq për arsyeje se pensionet e tyre u vodhën nga Serbia, apo disa të tjerë nuk arritën të kursejnë mjaftueshëm” ka thënë Muja./21Media
 

Back to top button