Kaloni te përmbajtja kryesore

Muminoviq kaloi në çerekfinale të Evropianit U23

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq po e përfaqëson Kosovën denjësisht në Kampionatin Evropian të xhudos në grupmoshat U23, ku tani e preku çerekfinalen pasi mposhti kundërshtaren spanjolle.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Muminoviq mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Spanja, Marina Diez Castello.
Në garën deri te çerekfinalja, Muminoviq raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhtin spanjollen Castello.
Në çerekfinale, Muminoviq do të përballet me fituesen e përballjes mes Roza Gyertyas dhe Sian Bobrowskas.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button