Mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë, organizohet Barça Camp në Kosovë

KFV Pristina në bashkëpunim me Elite Sport do të organizojë Barça Camp në Kosovë.
Siç njofton KFV Pristina, ky kamp do të mbahet nga 20 deri me 24 tetor 2024 në Kampin Nacional të Futbollit të Kosovës në Hajvali.
“ do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë e moshës 6 deri në18 vjeç, vajza dhe djem, për të marrë pjesë ne stërvitje nën udhëheqjen e trajnerëve zyrtare te FC Barcelona. Kampi do te përqendrohet në zhvillimin teknik dhe ne promovimin e vlerave themelore si respekti, puna ekipore, lidershipi dhe përsosmëria, me një fokus te veçante ne përfshirjen gjinore dhe mundësitë e barabarta për të gjithë pjesëmarrësit.”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Për me shumë informacione dhe mundësi regjistrimi, vizitoni https://campkosova-barcaacademy.com/ /21Media