Mundësia e pezullimit të liberalizmit të vizave, flet Von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka përjashtuar mundësitë e suspendimit të liberalizimit të vizave dhe të bllokimit të fondeve të IPA-së.
Madje ajo përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se të vihet në dyshim një gjë e tillë është e ndaluar derisa ka shtuar se prioritare është zgjidhje urgjente për veriun.
“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. E kam pak a shumë idenë se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun”, ka shkruar ajo duke reaguar mbi postimin e Petrit Selimit .
I hear these information for the first time. I can imagine who could be behind it but to question VisaLib and funds of IPA is an absolute no-go.
We need an urgent political solution for the north! https://t.co/DFhuk64Vek— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) May 31, 2023
Më herët, ish-ministri i Punëve ka thënë se tri shtete të BE-së po i shqyrtojnë kërkesat për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se këto janë lëvizje drastike e të pa pranueshme.
“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmendim këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe visalib-it për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse shtyhen. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete të paraqitura nga Kosova.” – ka shkruar Selimi në Twitter./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?