Mundësia e zgjedhjeve të reja

Ende pa u bërë tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit vendi rrezikon të shkoj sërish në zgjedhje të reja në rast se partitë politike nuk arrijnë të zgjidhin ngërçin e krijuar rreth formimit të institucioneve. Gatishmërinë edhe për një palë zgjedhje të tjera tashmë e kanë shfaqur LVV-ja dhe PDK-ja.
Por sipas profesorit universitar të së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë askujt ndonëse janë lehtësisht të mundura. Ai pret që në seancën e nesërme konstituive partitë politike të arrijnë një marrëveshje sa i përket zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
“Është shumë lehtë e mundur të shkohet në zgjedhje në këtë situatë çfarë jemi nëse kemi pa gatishmërinë mandje edhe caktimin e datave nga përfaqësuesi i partisë më të madhe pozitës dhe herë herë edhe nga përfaqësues të VV-së .Vetëm dikush duhet ta propozojë në Kuvend në një seancë të caktohet seanca madje është e mundur edhe në seancën konstituive në vazhdim menjëherë mund të caktohet një seancë e jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës shpërndarja e parlamentit…. Varet nga disponimi e vetëdija politikë përgjegjësia politikë e partive të mëdha por mendoj që nesër në vazhdim të seancës do të ketë një marrëveshje sic pati për votimin e raporti për verifikimin e mandatave, do duhej në të njëtën mënyrë madje pres një marrëveshje që në pako të votohet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit… Nuk janë zgjidhje zgjedhjet janë të dëmshme janë me pasoja s’besoj se do ketë ndryshime të mëdha të rezultatit mund të jetë zhgënjim, shpenzime financiare dhe pasoja për vendin mbi të gjitha për partitë politike. Askujt si konvenojnë zgjedhjet por partitë janë në pozitë të pa lakmueshme as njëra palë si ka numrat”, tha Bajraliu për rtv21
Në Institutin Demokratik të Kosovës ndërkaq vlerësojnë se pa zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit nuk mund të shkohet në zgjedhje të reja. Sipas hulumtuesit Vullnet Bugaqku zgjedhjet nuk janë zgjidhje.
“Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën e votave por megjithatë jo numrin e mjaftueshëm sa për t’i formuar si e vetme institucionet e reja”, tha Bugaqku për rtv21. /RTV21/21Media