Mungesa e barnave bazë në Onkologji, institucionet përgjegjëse ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Repartit të Onkologjisë në QKUK, i doli zëri se ka mungesë të theksuar të barnave bazë. Burime nga brenda kësaj klinike bënë të ditur për RTV21 se situata e furnizimit  me barna është përkeqësuar, duke vështirësuar kësisoj trajtimin e pacientëve.

Ndonëse u qërpoqëm të marrrin një përgjigje nga drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ai nuk pranoi të flasë, por më pas iu drejtuam Ministrisë së Shëndetësisë, nga e cila morëm përgjigje nëpërmjet Imellit:

“Menaxhimi i klinikave në QKUK dhe i spitaleve rajonale bëhet nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, si organizatë e pavarur buxhetore. Prandaj, luteni që përgjigjet t’i pranoni nga ShSKUK.”, tha Kurtishi për RTV21

Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës nuk ka kthyer asnjë përgjigje në pyetjet e RTV21.

Nëdërsa lidhur me gjendjen aktuale në tregun me barnat që mungojnë në QKUK, një prej barnave esenciale për trajtimin e pacientëve onkologjikë, Avastin, në disa barnatore gjendet me çmim rreth 945 euro për dozë, çmim ky i parëballueshëm për shumicën e pacientëve në vend. Prapa kamerave, pacientët dhe familjarët e tyre u shprehën të shqetësuar, duke thënë se kjo situatë është bërë e padurueshme dhe se çdo vonesë në sigurimin e barnave mund të ketë pasoja serioze për jetën e tyre./RTV21/21Media

Back to top button