Mungesa e numrave në Kuvend, ka shtyrë LVV-në që të krijoi kauzë kundër Listës Serbe”

Ankesa e Listës Serbe e pranuar nga Gjykata Kushteteuse, pasi kryeparlamentari i ri, Dimal Basha, e shpalli të mbyllur seancën konstituive, pa zgjedhjen e nënkryetarit të 5-të nga radhët e komunitetit serb, në fund të muajit gusht, bëri që gjyqtarët e Kushtetueses të jenë cak i akuzave të LVV-së dhe qeverisë në detyrë.
Deklaratën e Kurtit se Kushtetuesja po punon si hije e opozitës dhe sitatën e krujuar në Kuvend, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, i sheh si përpjekje për përfitime politike, meqë, sipas tij, kushtetuesja tek zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nuk ka lënë hapësirë për interpretime.
“sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë kthyer në një kauzë të LVV-së e cila spo i ka numrat për ta formuar qeverinë. Sepse tek zgjedhja e nënkryetarëve kushtetuta nuk ka lënë hapësirë për interpretim…”, tha Shala për rtv21
Përpos ngërçit politik në Kuvendin e Kosovës, sulmet ndaj Kushtetueses krijuan çarje edhe me të madhe në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së. Këto marrëdhënie pësuan goditje kur Uashingtoni zyrtar më 12 shtator njoftoi pezullimin e dialogur të planifikuar straregjjik me Kosovën, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë. Reagoi edhe ish-ambasadori, Jeff Hovenier, duke thënë se deklaratat denigruese dhe nxitëse të LVV-së ndaj Kushtetueses pika vluese që detyroi amerikanët të veprojnë.
Lidhur me këto zhvillime, hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj, vlerëson kontributin e SHBA-ve në krijimin dhe forcimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë.
“Deklaratat e tilla janë të rënda për sistemin gjyqësor veçanërisht kur përmenden emrat e gjyqtarëve të kushtetuese, supremes, PZAP-s dhe e rëndojnë sistemin e drejtësisë dhe nuk e lejojnë pavarësinë e tyre”, deklaroi Jakaj për rtv21
Në anën tjetër, njohësi i rrethanave politike, Afrim Kasolli, përmend faktin se në kohën kur SHBA-të, shpallnin si persona non-grata anëtar të Listës Serbe, LVV-ja kishte bashkëpunim të mirë me ta.
““ Edhe vet SHBA-të janë kundër Listës Serbe ata i njohin pjesëtarët e saj madje kanë shpallur edhe persona non-grata të Listës Serbe, andaj që veprimet e qeverisë janë fitore e dyfisht për LS pasi që nga një bashkëpuntore e sulmit terrorist në Banjska po del si viktimë në sy të ndërkombëtarëve dhe po forcohet tek qytetarët serb në anën tjetër Kosova po lëndon marrëdhëniet me SHBA-të apo miqt e saj ndërkombëtar”, tha Kasolli për rtv21
Ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se qeveria e tij në detyrë ka disa dallime në qëndrime me SHBA-të, por këmbëngul se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur, teksa ish-ambasadori i SHBA-ve, Jeff Hovenier, në një intervistë, ka hedhur poshtë pretendimet e Krutit se ka marrëdhënie të mira me SHBA-të. /RTV21/21Media