Mungon mazhoranca, s’kalon në Komision kërkesa e deputetes së opozitës

Shqyrtimi i “Kërkesës së deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, lidhur me monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës, sa i përket zbatimit të Ligjit për zyrtarët publikë nuk ka kaluar në Komisionin për Ekonomi.

Kjo për shkak të mungesës së votave nga mazhoranca.

Ndërkaq, sa i përket, shqyrtimit të Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023, është shtyrë për një ditë tjetër, pas kërkesës së deputetëve të mazhorancës.

Pasi sipas tyre, nevojitet më shumë kohë të analizohet raporti.

Back to top button