Municion në veri , Sveçla: U gjet në pronën e “Gandit”, të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë

Pas gjetjes së një arsenli armësh në veri të vendit, u deklarua Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai përms një postimi në Fcebook tha se arsenali u gjend në pronën e e Nemanja Radivojeviq i njohur ndryshe si “Gandi”.

“Sot, në pronën e Nemanja Radivojeviq – i njohur si ‘Gandi’, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, policore dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e Heroit të Kombit, Rreshterit policor Afrim Bunjaku,” shkroi Sveçla.

Ai shtoi se refuzimi i Serbisë për të ekstraduar të dyshuarit për sulmin është një pengesë serioze për drejtësinë dhe sigurinë në rajon.

“Për aq kohë sa Serbia refuzon t’i dorëzojë këta persona, ata mbeten një rrezik i drejtpërdrejtë për Republikën tonë,” theksoi ai.

“Ky grup kriminal, i dirigjuar nga Serbia, ka bërë përgatitje të gjata dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga përpjekjet për të cenuar rendin juridik e kushtetues të Republikës së Kosovës,” u shpreh Sveçla.

Sipas tij siguroi qytetarët se institucionet e sigurisë janë të gatshme për të përballuar çdo kërcënim.

“Shteti ynë, institucionet tona të sigurisë, janë më të shtrira e më të forta se kurrë në këtë pjesë të vendit dhe nuk do të tolerojnë as edhe një grimcë të këtyre elementeve kriminale e terroriste të cenojnë Kosovën,” përfundoi ai./21Media

Back to top button