Murati akuzon sërish Ramën: Shpalli tender 16.5 mln euro për një kompani private

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se Komuna e Prishtinës ka shpallur tender në vlerë 16.5 milionë euro që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private. Statusi i tij të shtunën është në vazhdën e një serie të tjerësh mes tij dhe kryetarit të komunës, Përparim Rama, ku kanë akuzuar njëri-tjetrin rreth buxhetit komunal.
Siç ka thënë Murati në Facebook, Komuna po abuzon me paratë e taksapaguesve si dhe se po çon drejt falimentimit të ndërmarrjes publike e largimin nga puna të qindra punëtorëve.
“Ku është prokuroria për këtë rast?” ka shkruar ai.
“Komuna e Prishtinë dhe Përparim Rama ka shpallur tender në vlerë prej 16.5 milionë eurove që grumbullimin e mbeturinave t’ia japë një kompanie private. Kjo përkundër faktit që Komuna e Prishtinës ka Ndërmarrje Publike për grumbullimin e mbeturinave”, thuhet në postimin e Muratit.