Murati ankohet se Kushtetuesja nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë të Ligjit për Pagën Minimale

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është ankuar se Ligji për Pagën Minimale ende nuk po mund të hyjë në fuqi, pasi që siç ka thënë ai nuk është publikuar aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ky ligj nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se dhjetëra-mijëra punëtorë që po e presin hyrjen në fuqi të këtij ligji.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën. Janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre”, ka shkruar Murati./21Media

Back to top button